Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIINTEGRÚES,~E mb. Që është kundër integrimit; që është kundërshtar i bashkimit ose i shkrirjes në një njësi të vetme; që synon ndarje, vetizolim ose përjashtim nga një sistem më i gjerë; kundërintegrues, kund. integrues. Strategjia antiintegruese. Përpjekje antiintegruese. Forca antiintegruese. Fushatë antiintegruese. Deklaratë antiintegruese. Sistem arsimor antiintegrues ose përjashtues.
ASIMILÚES,~E mb. 1. biol. Që thith e përvetëson një lëndë të jashtme, që e tret dhe e përpunon në organizëm. Fuqia asimiluese e bimës.
2. fig. Që përvetëson mirë e me lehtësi një mësim a një lëndë. Aftësia asimiluese e nxënësit.
3. Që përpiqet të asimilojë një popull ose një komb tjetër. Politikë asimiluese.
✱Sin.: përvetësues, përvetues, marrës, thithës, përthithës, tjetërsues, përshtatës, integrues.
INTEGRÚES,~E mb. Që integron; përfshirës. Proces integrues. Faktor integrues.
✱Sin.: bashkues, përfshirës.
ÇINTEGRÚES,~E mb. Që shkakton çintegrim të dikujt ose të diçkaje; kund. integrues. Ndikim çintegrues në jetën shoqërore. Koncept çintegrues. Çrregullimi çintegrues i fëmijërisë.
✱Sin.: zbërthyes, shkatërrues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë