Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÍNSTAGRAM,~I m., kompj. Platformë sociale digjitale ku përdoruesit mund të publikojnë foto dhe video, të cilat mund t‘i shkëmbejnë hapur me ndjekësit e tyre ose privatisht me përdorues në mesazhe të drejtpërdrejta. Foto Instagrami. Video në Instagram. Hapi Instagramin.
ÇAKTIVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka jo aktive, jo funksionale, e nxjerr nga funksioni; kund. aktivizoj. Ata sulmuan dhe u përpoqën të na çaktivizonin. Qelizat janë modifikuar duke çaktivizuar një proteinë.
2. Heq mekanizmin e shpërthimit të një arme; kund. aktivizoj. Ka çaktivizuar një bombë.
3. jokal., inf. Bllokoj një program kompjuterik, një funksion të programit ose një faqe interneti; kund. aktivizoj. Llogaria në instagram ishte çaktivizuar gabimisht. Mund të çaktivizoni komentet në faqen e internetit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë