Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ACÍD,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Komponim kimik, me shije të thartë e me veti gërryese, që në tretësira ujore jep jone hidrogjeni dhe që formon kripëra kur vepron me baza e me disa metale. Acid sulfurik (borik, acetik). Acid klorhidrik. Acid citrik. Acid organik (inorganik). Acid yndyror (organik). Acid i fortë (i holluar). Acid akumulatorësh.
HIDROKSÍD,~I m. sh. ~E, ~ET Substancë që formohet nga bashkëveprimi kimik i oksidit të një metali me ujin; çdo komponim kimik inorganik që përmban anionin (-OH). Hidroksidi i aluminit (i kaliumit, i natriumit, i magnezit, i kalciumit, i hekurit, i zinkut). Hidroksidet e metaleve.
KOMPONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Çdo substancë e pastër që formohet nga bashkimi i ngushtë me anë lidhjesh kimike i dy a më shumë elementeve në një raport të pandryshueshëm, bashkim pas të cilit secili element kimik përbërës i humbet vetitë tij karakteristike. Komponim organik (që përmban karbon). Komponim inorganik. Komponimet kimike janë dhjetëra miliona.
ORGANÍK,~EI mb. 1. Që ka të bëjë me organizmat e gjallë, i organizmave të gjallë; që karakterizon qeniet e gjalla, i gjallë; që bëhet a që formohet prej qenieve të gjalla; kund. inorganik. Qenie organike. Lëndë (materie) organike. Bota (natyra) organike. Limfë organike. Acidet organike.
2. Që është formuar nga mbeturinat dhe nga kalbëzimi i bimëve a i kafshëve; që ka të bëjë me bashkimet e karbonit; që është formuar nga jashtëqitjet e kafshëve. Plehu organik. Lëndët organike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë