Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEKURAJÚES,~E mb., libr. Shkurajues; kund. inkurajues. Mënyrë dekurajuese. Pati një efekt dekurajues. Ideja e marrjes së qytetit me sulm ishte dekurajuese.
INKURAJÚES,~E mb. 1. Që jep zemër e guxim; gjallërues. Qëndrim inkurajues. Fjalë inkurajuese.
2. Nxitës; përkrahës.
✱Sin.: nxitës, mbështetës, përkrahës, gjallërues.
INKURAJÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që jep zemër e guxim; mbështetës. Inkurajues i skuadrës.
✱Sin.: nxitës, përkrahës, mbështetës.
ÇINKURAJÚES,~E mb. Që të çinkurajon, shkurajues; kund. inkurajues. Qëndrim çinkurajues. Të tjerët bëhen më shumë çinkurajues me atë sjellje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë