Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INKUBACIÓN,~I m., biol. 1. Koha që kur mikrobet a bakteret hyjnë në një organizëm deri kur shfaqen shenjat e para të sëmundjes, periudha gjatë së cilës sëmundja zhvillohet pa u vënë re, në mënyrë të fshehur. Inkubacion i shkurtër (i gjatë). Inkubacioni i sëmundjes. Koha (periudha) e inkubacionit.
2. Kohë gjatë së cilës vezët e shpendëve qëndrojnë në inkubator për të dalë zogjtë; periudhë gjatë së cilës një shpend a një kafshë ngroh vezët për të çelur zogj a për të nxjerrë të vegjlit e vet; nxjerrja e zogjve të vegjël me klloçkë ose me inkubator. Inkubacion natyror. Inkubacion me klloçkë. Inkubacion artificial. Inkubacion me inkubator. Inkubacioni i vezëve. Vezë (farë) për inkubacion.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë