Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INKOHERÉNC/Ë,~A f., libr. Mungesë logjike, rrjedhshmërie e qartësie; kund. koherencë. Është në inkoherencë me mendimet e tij.
✱Sin.: absurditet, paparimësi, kundërthënie.
NËLK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Jam në gjumë të thellë si në kllapi. Arinjtë nëlkohen dimrit.
2. vet. v. III Çartet (delja); ndërkrehet, shkallohet.
3. Jam në gjendje shpirtërore të trazuar, gjithë shqetësim, iluzione dhe inkoherencë; i prekur nga deliri. Ishte nëlkuar nga gjithë ajo ndodhi.
PALIDHURÍ,~A f. Palidhshmëri; mungesë lidhjeje logjike, inkoherencë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë