Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAJMDHË́NËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punonjëse a bashkëpunëtore e një agjencie telegrafike, e një gazete, e radios, e televizionit, e portaleve elektronike ose e një organi tjetër, e cila dërgon lajme e artikuj nga vendi ku ndodhet; korrespondente. Foli në telefon me lajmdhënësen.
2. Ajo që jep lajmet në radio, në televizion, internet, folëse e radios a e televizionit. Lajmdhënësja dukej e shqetësuar, ngjarja që kishte ndodhur ishte e rëndë, edhe dhënia e lajmit e tillë ishte.
✱Sin.: folëse, informuese, gazetare.
LAJMSJÉLLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që sjell lajme, informuese, informatore. E kishin caktuar si lajmsjellëse.
MOSVENDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mungesë e vendosjes së diçkaje, kur nuk e vendos diçka, mosvënie; kund. vendosje. Mosvendosja e kaskës mbrojtëse në kokë. Gjobë për mosvendosje të rripit të sigurisë. Mosvendosjet e tabelave informuese.
✱Sin.: mosvënie, mosmbatje.
NDËRGJEGJËSÚES,~E mb. Që ndërgjegjëson; që shërben për të ndërgjegjësuar. Fushatë informuese ndërgjegjësuese për qytetarët. Një kushtrim tepër ndërgjegjësues. Veprimtari ndërgjegjësuese.
✱Sin.: sqarues, ftillues, informues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë