Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INFORMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbledh të dhëna për të zbuluar të vërtetën; ai që punon, zakonisht fshehtas, për të grumbulluar të dhëna e njoftime për dikë a për diçka dhe që ia jep këto dikujt tjetër, ai që merr dhe jep informata. Informator i zoti (i zgjuar, i guximshëm). Rrjeti i informatorëve. Sipas njoftimeve të informatorëve.
INFORMÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që informon, informator. Informuesit e opinionit publik. Këto portale janë bërë informuesit kryesorë të punëkërkuesve.
LAJMSJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që sjell lajme, informues, informator. Ai është lajmsjellësi kryesor i televizionit dhe ka një rol të rëndësishëm në raportimin e ngjarjeve të mëdha.
LOKATÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT I burgosur që është spiun i komandës së burgut a i kampit të punës. Ky “ambalazhim” i shënimeve të tij kishte futur në telashe dhe spiunët e komandës, apo “lokatorët” - siç i quante ai me shokët e besuar. Lokator i operativit (pol.) informator i fshehtë i operativëve të policisë në një burg, në një kamp apo në një mjedis çfarëdo. Nuk i shpëtoje dot kurrë syrit dhe veshit vigjilent të spiunëve të komandës apo lokatorëve të operativit.
NYMËNTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Informator, lajmëtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë