Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INFLUENCÍM,~I m. Ndikim. Influencim nga shoku.
NDIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndikoj mbi dikë a mbi diçka ose kur ndikohem nga dikush a nga diçka. Ndikimi i mjedisit. Ndikimi i rrezeve të dritës. Ndikimi i mirë (i keq) i shoqërisë. Ndikimi i duhanit (i alkoolit) mbi organizmin. Ushtron ndikim të madh (të mirë, të keq) ndikon shumë (për mirë, për keq). Ndikim negativ. Vepron nën ndikimin e diçkaje (e dikujt).
2. Autoriteti që ka dikush mbi dikë, forca e pushtetit. Njeri me ndikim të madh. Kishte ndikim i madh në atë institucion. Zonë (sferë) ndikimi. E futi nën ndikimin e vet. E ka zgjeruar ndikimin. Është (ka rënë) nën ndikimin e dikujt. Ndikimi i politikës.
3. kryes. sh. Pasojë e veprimit që ushtron dikush a diçka mbi një tjetër. Ndikime gjuhësore (letrare). Ndikimet e ideologjisë së huaj. Ndikimi kulturor. Ndikimi sllav. Ndikimi i globalizmit.
✱Sin.: veprim, ushtrim, ndikesë, influencim, influencë, jehonë, të rëndë, rëndësi, peshë, pasojë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë