Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NDÍHEM jovep., NDJÉVA (u), NDÍER 1. vetv., vet. v. III Rroket me anë të veshit, dëgjohet, tingëllon, i vjen zëri a tingëllima. Ndihen hapat e tyre. Ndihet zhurma e ujit. Ndihej një këngë.
2. vetv. Bëj zhurmë duke lëvizur, duke folur etj.; kuptohet se jam i pranishëm nga zhurma që bëj ose nga zëri, dëgjohem. Nuk ndihet njeri në shtëpi. Macja ecën pa u ndier. Foshnja nuk u ndie më. Mos u ndiej!
3. fig., vetv. (zakonisht me pjesëzat mohuese nuk, s, mos) Flas ose veproj për ta treguar veten, përpiqem të dëgjohem; kundërshtoj me fjalë. Njeri që nuk i ndihet zëri njeri i qetë, i shtruar; njeri i urtë.
4. vetv. Kam një ndjenjë fizike ose shpirtërore, jam në një gjendje të caktuar. Ndihem lehtë (mirë). Ndihem i lodhur (i këputur). Ndihej i gëzuar. Ndihet i fyer. Ndihet krenar. Ndihet i zhgënjyer. Ndihet inferior. Ndihem ngushtë e shoh veten në një gjendje të vështirë. Si ndihesh?
5. vetv., vet. v. III Është i dukshëm, vihet re, mund të shihet a të kapet me shqisat ose me ndjenjat. Ndihet nevoja (mungesa). Ndihet një atmosferë entuziazmi. Ndihet afrimi i pranverës. U ndien lëkundje tërmeti. Plisit nis t’i ndihet era. Ndihet e nevojshme.
6. vetv., vet. v. III Ushtron një veprim, sjell një pasojë, lë një gjurmë. Ndihet ndikimi. U ndien pasojat. U ndie jehona e revolucionit. Ndihet dora e tij.
7. pës. e NDÍEJ.
✱Sin.: tingëllon, dukem, dëgjohem, përpiqem, kuptohem, jam, ekzistoj, provoj, vërehet.
♦ Nuk ndihet (nuk dëgjohet) as *miza (diku). S’i ndihet (s’i dëgjohet) *zëri (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë