Fjalori

Rezultate në përkufizime për “infektim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKAROZË

AKARÓZ/Ë,~A f. Infektim i rëndë i bletëveorganet e frymëmarrjes, që shpie në ngordhjen e tyre e që shkaktohet nga pickimi i këpushave, i morritbletës ose i parazitëvetjerëfamiljes së merimangave.

ANTIINFEKTIV

ANTIINFEKTÍV,~E mb., mjek. shërben për të luftuar, për të parandaluar dhe për të mjekuar një infektim; kundërinfektiv. Lëndë antiinfektive. Bar antiinfektiv. Trajtim antiinfektiv. Masa antiinfektive.

ANTIINFEKTIV

ANTIINFEKTÍV,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT farm. Barna etj. për të luftuar, për të parandaluar dhe për të mjekuar një infektim; kundërinfektiv. Marrja e antiinfektivëve sipas udhëzimit të mjekut. Trajtimi u me antiiinfektivë. Protokolli standard për përdorimin antiinfektivëve. Përdorimi i pa kriter i antinfektivëve.

AUTOINFEKSION

AUTOINFEKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Infektimi i një organizmi nga mikrobettashmë gjendentrup, si rrjedhojë e dobësimit të sistemit mbrojtës; infektimbartet prej një pjesetrupitpjesën tjetër të tij; vetinfektim. Autoinfeksion parazitar (virusal, bakteror). Përsëritje e autoinfeksionit. Parandalimi i autoinfeksionit.

BACILOZË

BACILÓZ/Ë,~A f., mjek., veter. Infektim nga bacilet. Ishte me bacilozë.

DEZINFEKTIM
KONTAMINIM

KONTAMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. 1. Prekja nga një infeksion; prekja me një virus dhe infektimi me të. Ruhemi nga kontaminimi.
2. Infeksion; infektim.
Sin.: infektim, infeksion.

MAHISJE

MAHÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Acarim e infektim i plagës; qelbëzim. Mahisja e grykës (e veshit, e lëkurës, e zorrës, e qepallave, e gjëndrave). Mahisja e fshikëzësujithollë. Mahisja e kyçeve shoqërohet me dhembjeforta.
2. Përkeqësim, acarim, fryrje, ashpërsim (i situatës, i gjendjes etj.) Nuk duhetlejojmë mahisjen prejkeqes. Dikush ndikoi në nxitjen dhe mahisjen e mërisë. Votimi fiktiv mundketë pasur mahisjen më të madhe.
Sin.: pezmatim, malcim, acarim, infektim, inflamacion, qelbëzim, mahi, pezëm, përkeqësim, fryrje, ashpërsim.

MOLEPSJE

MOLÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Infektim me mikrobe a viruse, sëmurje nga një mikrob i marrë nga dikush tjetër. Molepsja e njerëzve (e bimëve, e kafshëve, e vendit, e mjedisit). Molepsje sojesh përzierja e farës së një soji me farë të sojeve të tjera.
2. fig. Marrja e veseve, e të metave apo e diçkajedëmshme; ndotje, fëlliqje, infektim. Molepsja nga korrupsioni.
Sin.: infektim, fëlliqje, ndotje, korruptim, prishje.

PERITON

PERITON,~I m., anat. Cipë seroze që mbështjell zorrët. Infektim i peritonit.

PRAJZË

PRÁJZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Infektim, infeksion.

QELBËZOR

QELBËZOR,~I m., mjek. 1. (lat. Abscessus) Grumbull qelbikrijohet brenda indittrupit, zakonisht i shkaktuar nga infeksioni bakterial; absces; xhep qelbi. Infektim qelbëzor. Meningjit qelbëzor. Pankreatit qelbëzor. Pezmatim qelbëzor. Retinit qelbëzor.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme abscesesh. Qelbëzor i ftohtë (lat. Abscessus frigidus) absces i ftohtë. Qelbëzor i mprehtë (lat. Abscessus acutus) absces akut. Qelbëzor i nxehtë (lat. Abscessus caldus) absces i nxehtë. Qelbëzor kronik (lat. Abscessus cronicus) absces kronik. Qelbëzor paraveshkor (lat. Abscessus pararenalis) abces paraveshkor. Qelbëzor mushkëror (lat. Abscessus pulmonaris) absces pulmonar.

TELAZIOZË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.