Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATÁK,~U m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Sulm, veprim i papritur, i shpejtë dhe të fuqishëm kundër dikujt ose diçkaje; sulm fizik ose verbal. Atak fizik. Atak verbal.
2. mjek. Sulm papritur i një sëmundjeje ose shfaqje e papritur e simptomave; sulm, goditje, krizë. Atak astme. Atak zemre (infarkt i miokardit). Atak paniku. Atak nervor. Atakët e sëmundjeve.
3. usht. Sulm i drejtpërdrejtë ndaj një objektivi, ndaj një pozicioni armiqësor, një qyteti apo një territori; sulm, agresion, goditje. Atak ushtarak. Atak bombardues. Atak i drejtpërdrejtë. Atak ajror. Atak diversiv.
4. polit., soc. Sulm verbal ose kritikë e ashpër ndaj një personi, grupi ose politike të caktuar. Atak politik.
5. inf. Ndërhyrje e qëllimshme në një sistem kompjuterik, sulm kibernetik që synon të dëmtojë, manipulojë ose të vjedhë të dhëna private, personale, institucionale ose shtetërore. Atak kibernetik. Atak masiv. Atak ndaj krimit kibernetik. Atak në sigurinë kibernetike.
✱Sin.: sulm, goditje, agresion, kërcënim, kanosje, ofendim.
ELEKTROKARDIOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Paraqitje grafike e veprimtarisë elektrike të zemrës, siç e regjistron aparati e elektrokardiografit; bised. shiriti i zemrës. Një test në gjendje stresi me elektrokardiogram. Një elektrokardiogram është një procedurë e thjeshtë diagnostikuese. Elektrokardiogrami është ekzaminimi final për të identifikuar një infarkt. Kishte marrë edhe elektrokardiogramet me vete.
MASKÚAR (i, e) mb. 1. Që ka vënë maskë në fytyrë. Ata erdhën në ballo me fytyrë të maskuar.
2. Që e ka ndryshuar pamjen me qëllim që të fshehë identitetin e vërtetë, që ka ndërruar veshjen apo ka vënë mjekër a mustaqe të rreme etj. për të mos u njohur. Vjedhës i maskuar si punonjës banke. Kolonele e maskuar si plakë. Burra të maskuar si murgj. Erdhi i maskuar me parukë dhe me mustaqe.
3. Që është fshehur duke u mbuluar me degë etj. për të mos u diktuar a për të mos u zbuluar nga të tjerët. Repart i maskuar. Automjete të maskuara. Pozicion i maskuar. Rojë e maskuar.
4. fig. Që është angazhuar ose punësuar në veprimtari të fshehtë duke u shtirur si dikush tjetër; i fshehtë (për dikë). Kishte vite të tëra pune si agjent i maskuar brenda perandorisë së drogës.
5. fig. Që nuk e tregon qëllimin a karakterin e vërtetë me qëllim që ta çojë dikë në drejtim të gabuar, që fshihet pas diçkaje tjetër, i fshehtë (për diçka); i mbuluar. Dëshirë e maskuar. Urrejtje e maskuar. Po përdorej një metodë e maskuar profesionale për të shfrytëzuar përroin.
6. fin. Që nuk tregon gjendjen financiare apo fitimin e vërtetë, që është fshehur pas diçkaje tjetër, i mbuluar.
7. mjek. Që nuk i shfaq simptomat e zakonshme, i fshehur (për një sëmundje). Infarkt i maskuar përmes simptomave si djersitja dhe ftohja e lëkurës.
✱Sin.: i mbuluar, i fshehtë, i fshehur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë