Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INÉRT,~E mb. 1. ndërt., farm. Që është i ngurtë dhe nuk vepron, joveprues. Mbeturinat inerte përbëjnë problem mjedisor. Larguan pirgjet inerte nga sheshi. Material inert material mbushës në ndërtim, si: zhavorr, gurë, rërë etj.
2. kim. Që nuk vepron shpejt me elemente a komponime të tjera, joveprues, i plogët, fisnik. Lëndë inerte pezull. Gaze inerte.
3. fig. I prirë për të mos ndryshuar gjendjen; i paaftë për të lëvizur ose vepruar. E njëjta dukuri inerte po ndodhte me njerëzit.
✱Sin.: i ngurtë, joveprues, i plogët, fisnik.
PAGRUMBULLÚAR (i, e) mb. Që nuk është i grumbulluar; i pambledhur; kund. i grumbulluar. Mbeturina (mbetje, inerte, hedhurina) të pagrumbulluara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë