Fjalori

Rezultate në përkufizime për “inert”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

INERT

INÉRT,~E mb. 1. ndërt., farm. Që është i ngurtë dhe nuk vepron, joveprues. Mbeturinat inerte përbëjnë problem mjedisor. Larguan pirgjet inerte nga sheshi. Material inert material mbushës në ndërtim, si: zhavorr, gurë, rërë etj.

2. kim. Që nuk vepron shpejt me elemente a komponime të tjera, joveprues, i plogët, fisnik. Lëndë inerte pezull. Gaze inerte.

3. fig. I prirë për të mos ndryshuar gjendjen; i paaftë për të lëvizur ose vepruar. E njëjta dukuri inerte po ndodhte me njerëzit.

Sin.: i ngurtë, joveprues, i plogët, fisnik.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.