Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOINDUKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET elektr. Dukuria kur një ndryshim i rrjedhës së rrymës elektrike në një përçues shkakton një ndryshim të fushës magnetike rreth tij duke krijuar një tension të induktuar brenda të njëjtit përçues. Autoinduksioni elektromagnetik. Përdorimi i autoinduksionit. Efektet e autoinduksionit. Autoinduksioni si koncept në elektromagnetizëm. Shkalla e induksionit.
MAGNÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Send, zakonisht prej hekuri ose çeliku, që ka vetinë, të natyrshme ose të induktuar, të tërheqë hekurin, çelikun dhe trupa të tjerë prej kobalti, nikeli, alumini etj., por edhe t’i shtyjë këta trupa. Magneti prodhon fushë magnetike. Të gjithë magnetet kanë dy pole të kundërta.
2. Person, vend, objekt ose situatë që ka vetinë të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Shkrimtari ishte magnet për të gjithë. Vajza ishte magnet për gjëra të çuditshme. Riviera është kthyer në një magnet për turistët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë