Fjalori

Rezultate në përkufizime për “individualisht”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AUTOVAKSINË

AUTOVAKSÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT farm. Preparatpërgatitet individualisht për një pacient duke përdorur materialin e vet biologjik, që përmban mikroorganizma patogjenë të çaktivizuara për të nxitur sistemin mbrojtëstrupit dhe për të përballuar infeksionet. Trajtim me autovaksinë. Mori autovaksinën. Zbulimi i autovaksinës. Autovaksina bakterore.

INDIVIDUALISHT

INDIVIDUALÍSHT ndajf. Si individ; veç e veç. Vendim i marrë individualisht.

PRIVATISHT
PSIKOLOGJI

PSIKOLOGJÍ,~A f. 1. Shkencamerret me studimin e dukurive psikikenjeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin e ligjeveveprimtarisë psikike.

2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje degësh, fushash etj. të psikologjisë: Psikologjia analitike psikologjia e personalitetit. Psikologjia biologjike psikobiologjia. Psikologjia eksperimentale degë e psikologjisëmerret me shkaqet themeloresjelljes, përmes kryerjes së eksperimenteve. Psikologjia e edukimit degë e psikologjisëmerret me hartimin e kurrikulave, të teksteve, me përzgjedhjen e metodavemësimdhënies, me organizimin e klasës etj. Psikologjia fiziologjike psikofiziologjia. Psikologjia humane drejtim psikologjikbeson se njerëzit janë qenie unike e të pandashëmgrupe. Psikologjia inxhinierike fushë e psikologjisëmerret me përzgjedhjen e venditpunës, me projektimin e pajisjeve, me mënyrën e kryerjespunës etj. Psikologjia e këshillimit fushë e psikologjisëmerret me ndihmën e njerëzve me probleme emocionale, personale etj. Psikologjia klinike psikoterapia. Psikologjia e konsumit fushë e kërkimit psikologjikmerret me sjelljen e konsumatorit gjatë blerjes së një malli. Psikologjia konjitive psikologjia njohëse. Psikologjia krahasuese degë e psikologjisëmerret me krahasimin e sjelljeskafshëve me njerëzit. Psikologjia ligjore degë e psikologjisëstudion probleme emocionale e të sjelljesindividit, që kanëbëjë me ligjin dhe sistemin ligjor. Psikologjia kriminale (psikologji kriminologjike) nënfushë e kriminologjisë dhe psikologjisë së aplikuar që merret me studimin e pikëpamjeve, të mendimeve, të synimeve, të veprimeve dhe të reagimeve të kriminelëve dhe të dyshuarve. Psikologjia e mësimit psikologjia e edukimit. Psikologjia e mjedisit degë e psikologjisë që merret me studimin e ndikimit të mjedisit në sjelljen e njeriut. Psikologjia moshore psikologji e zhvillimit. Psikologjia organizative degë e psikologjisëpersonalitetitmerret studimin e qëndrimit dhe të motivimit në punë të punësuarve. Psikologjia e personalitetit degë e psikologjisëstudion personalitetin dhe ndryshimin e tij tek individi, duke synuartregojë se njerëzit janë individualishtndryshëm për shkakfaktorëve psikologjikë. Psikologjia e sjelljes anormale fushë e psikologjisëmerret me diagnostikimin e trajtimin e sjelljes anormale te njerëzit. Psikologjia sociale degë e psikologjisëmerret me ndikimin e të tjerëve mbi mendimet, ndjenjat dhe mbi sjelljen e një individi. Psikologjia sportive degë e psikologjisëmerret me studimin dhe zbatimin e parimevepsikologjisëveprimtaritë sportive. Psikologjia e shëndetit fushë e psikologjisë që merret me ndikimet psikologjike në shëndetin e njeriut. Psikologjia e zbatuar psikologjia e aplikuar. Psikologjia e zhvillimit degë e psikologjisëmerret me studimin e rritjes fizike e mendore dhendryshimeve sjellore te njeriu.

3. Lëndajep njohuritë e nevojshmekësaj shkenceshkollë; tekstipërmban këto njohuri. Teksti i psikologjisë.

4. Tërësia e proceseve psikikelidhen me një veprimtaricaktuar e me kushtecaktuarajetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish.

5. Tërësia e veçorivebotës shpirtërorenjeriut a të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror. Psikologjia e shkrimtarit (e artistit, e shkencëtarit, e fëmijës, e plakut). Psikologjia e pronarit.

RIVENDIKUESHËM

RIVENDIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt.mundrivendikohet. Sendi duhetjetë i rivendikueshëm, pra individualisht i përcaktuar e jo i përcaktuar gjenerikisht.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.