Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUHAVÍT (BUHAVÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Bëj që të fryhet, ënjt; mbufat. Uji i ftohtë brisk ia buhaviti duart.
2. fig., keq. Mërzit së tepërmi, fryj, ia bëj kokën daulle dikujt; e bëj dikë të marrë inat, e inatos, e nxeh. Na buhaviti me fjalë. Ajo që i bëri, e buhaviti më keq.
✱Sin.: ënjt, fryj, mbufat, mërzit, bezdis, sëkëlldis, sëndis, urgus, inatos, nxeh, ndez, acaroj, nervozoj, hundoj, indinjoj, hidhëroj, pezmatoj, tërboj, egërsoj, rrefkëtoj, thartoj.
INDINJÍM,~I m. 1. Veprimi kur indinjoj ose kur indinjohem.
2. Gjendja kur indinjoj ose kur indinjohem. Indinjim i rëndë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë