Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INDIFERENTÍZ/ËM,~MI m., libr. Të qenët indiferent; qëndrim a sjellje prej indiferenti, moskokëçarje, mosinteresim për punën dhe për jetën e të tjerëve, për problemet shoqërore etj. Shfaqje të indiferentizmit. Sillet me indiferentizëm. Bie në indiferentizëm.
✱Sin.: mospërfillje, shkujdesje, moskokëçarje.
MËNJANËRÍ,~A f. Të qenët mënjanë ose të ndenjurit mënjanë; indiferentizëm, moskokëçarje. Nuk duhet të shihet me aq mënjanëri dukuria e korrupsionit.
MËNJANËRÍSHT ndajf. Duke ndenjur mënjanë; me indiferentizëm, me moskokëçarje, me shpërfillje.
MËNJANËSÍ,~A f. Të ndenjurit mënjanë; indiferentizëm; mënjanëri.
MËNJANËSÍSHT ndajf. Duke qëndruar mënjanë; me indiferentizëm; mënjanërisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë