Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APATÍ,~A f., mjek. Gjendje plogështie shpirtërore e njeriut kur nuk i bën përshtypje asgjë dhe prandaj nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve, pandjesi; moskokëçarje e plotë; mosinteresim për punën e për të tjerët; limonti. Apati e plotë. Apati mendore (shpirtërore, estetike). Bie (zhytet) në apati. Jeton në gjendje apatie. Jam në apati të thellë. Shkundem (dal) nga apatia.
✱Sin.: plogështi, pandjesi, moskokëçarje, limonti, indiferencë, ftohtësi.
ATARAKSÍ,~A f., psikol. 1. Të qenët i qetë mendërisht dhe shpirtërisht; qetësi shpirtërore ose emocionale; ndjenjë e qetësisë, e paqes, pavarësisht rrethanave të jashtme; indiferencë. Pasojat e ataraksisë. Ataraksia filozofike.
2. mjek. Qetësues, lëndë mjekësore që ndikojnë në baraspeshën psikike dhe nervore dhe që ulin acarimin psikik. Shurup ataraksie. Ataraksia mjekësore.
INDIFERÉNC/Ë,~A f., libr. Moskokëçarje e mosinteresim për punën, për jetën, për çështjet shoqërore etj., mospërfillje e mungesë shqetësimi sidomos për gjëra që s‘janë vetjake; të qenët indiferent. Indiferencë e plotë (e madhe, e palejueshme). Sheh (përgjigjet, flet, dëgjon) me indiferencë.
✱Sin.: moskokëçarje, mospërfillje, shkujdesje.
PAMIRËSÍ,~A f. Mungesë mirësie; pabamirësi. Treguan pamirësi e indiferencë. Pamirësi e rëndomtë.
ÇINTERESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë vëmendjeje dhe interesi për dikë a për diçka; kund. interesim. Çinteresim i madh. Çinteresim i plotë. Çinteresim në rritje për çështjet evropiane.
2. Qëndrim i ftohtë ndaj dikujt a diçkaje etj. Çinteresim për t’u shoqëruar. Mjete çinteresimi. Këtë e tregon edhe çinteresimi i tyre për raportet emocionale.
✱Sin.: mosinteresim, indiferencë, mospërfillje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë