Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IMUNOLOGJÍK,~E mb., biol., mjek. Që ka të bëjë me imunologjinë, i imunologjisë. Kërkime imunologjike.
NJËVALÉNT,~E mb., kim. 1. Që e ka valencën 1. Element njëvalent. Hidrogjeni është njëvalent.
2. biol. Që lidhet me një kromozom që nuk është çiftëzuar ose që nuk është bashkuar me kromozomin e tij homolog gjatë sinapsit. Kromozom njëvalent.
3. mjek. Që ka vetëm një lloj kundërtrupi, që ka një veprimtari imunologjike specifike kundrejt një antigjeni, një mikroorganizmi ose një sëmundjeje.
4. gjuh. Që plotësohet me një fjalë a me një fjali tjetër si element të domosdoshëm kuptimor e sintaksor, që ka një valencë (kryesisht për foljet, emrat, mbiemrat). Folja ‘vrapoj’ është njëvalente.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë