Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLÚARJ/E,~A f. 1. Veprimi kur bluaj diçka. Bluarja e drithit. Bluarja e kafesë. Bluarje me rul. Makina e bluarjes. Linjat e bluarjes. Teknika të bluarjes. Mulliri i bluarjes. Të përshtatura për bluarje. Gur bluarjeje.
2. Përtypja e ushqimit me dhëmbë para se të kapërdihet, përçapje; tretje në stomak. Është bërë pluhur nga bluarja me dhëmbë. Bluarja e ushqimit.
3. Brejtje, grirje.
4. fig. Përvetësim më i mirë i mësimit, i dijeve etj.; zotërim, përtypje, thithje, asimilim.
5. fig. Shoshitje, tretje, shestim. Bluarja e mendimeve.
6. fig., bised. Dërdëllitje, turtullitje.
✱Sin.: thërrmim, miellzim, grimcim, imtim, imshtim, grirje, përtypje, përçapje, mbllaçitje, tretje, përvetësim, zotërim, thithje, asimilim, shoshitje, përsiatje, shestim.
BRÉJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur brej diçka; brerje, grirje, grimcim, thërrmim, imshtim, gërryerje.
2. mjek. Brejë. Brejtja ose dergja e keqe, njësoj janë.
3. fig. Mundim, gërryerje. Brejtja e brendshme. Brejtja e ndërgjegjes. Brejtje e ngadaltë ekonomike. Brejtje përvëluese.
✱Sin.: brerje, grirje, grimcim, thërrmim, imshtim, gërryerje, brejë, mundim.
BRÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur brej diçka, brejtje; gërryerje me dhëmbë; ngrënie nga fërkimi. Brerja e litarit. Brerja e drurit.
2. Vend i brejtur në diçka. Brerjet e dërrasës. Brerjet e dhëmbëve.
3. Gërryerje e tokës nga shirat; erozion. Tokat i shkatërronte brerja e madhe.
4. fig. Ndjenjë e rëndë shpirtërore, hidhërim a trishtim që të mundon shumë; gërryerje, brejtje. Brerje nga meraku. Brerje e brendshme. Brerje ndërgjegjeje. Kishte brerje të forta ndërgjegjeje.
✱Sin.: brejtje, grirje, grimcim, thërrmim, imshtim, bluarje, skërmitje, gërmitje, ronitje, gërryerje, e ngrënë, e gërryer, e skërmitur, e ronitur, mundim, erozion.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë