Fjalori

Rezultate në përkufizime për “improvizoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

IMPROVIZIM

IMPROVIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur improvizoj ose kur improvizohet. Arti i improvizimit. Aftësi (prirje) improvizimi.
2. Krijim artistik (vjershë, këngë, valle etj.), që sajohet aty për aty; diçkakrijohet menjëherë, flakë për flakë dhe pa ndonjë përgatitje paraprake. Improvizim i bukur (i rrallë). Një improvizim i valltarit (i fyelltarit, i këngëtarit).

IMPROVIZOJ

IMPROVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E krijoj diçka aty për aty, pa qenë i përgatitur që më parë (kryesisht për një vjershë, për një këngë, për një fjalim etj.). Improvizoj një këngë. Improvizoj ushtrime. Improvizoj një skenë. Improvizoj diçkapiano.
2. Flas ç’të më vijëmend atë çast, gjej një përgjigje sidokudo, trilloj nga mendja aty për aty, sajojçast.
Sin.: krijoj, sajoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.