Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IMPROVIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur improvizoj ose kur improvizohet. Arti i improvizimit. Aftësi (prirje) improvizimi.
2. Krijim artistik (vjershë, këngë, valle etj.), që sajohet aty për aty; diçka që krijohet menjëherë, flakë për flakë dhe pa ndonjë përgatitje paraprake. Improvizim i bukur (i rrallë). Një improvizim i valltarit (i fyelltarit, i këngëtarit).
IMPROVIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të improvizohet. Ngjarje e improvizueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë