Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shes mallra të vendit jashtë shtetit; kund. importoj. Eksportojmë minerale (prodhime industriale, prodhime bujqësore). Na detyronin të eksportonim energji elektrike. Nuk po arrinin të eksportonin mallra. Do të eksportojmë më shumë kapital njerëzor.
2. fig. Çoj e përhap në një vend tjetër një ide, një modë etj. Kanë eksportuar pasurinë kulturore. Eksporton mendësinë ballkanike.
IMPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur importoj ose kur importohet; kund. eksportim. Importimi i artikujve industrialë. Importimi i kapitalit. Importimi i filmave (i modës, i muzikës). Importimi i sëmundjeve.
2. kryes. sh. Mallrat që blihen nga jashtë shtetit e sillen për nevojat e vendit. Pesha (vlera) e importimeve. Regjistrimi i importimeve.
IMPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Blej mallra a prodhime të ndryshme jashtë shtetit dhe i sjell për nevojat e vendit; kund. eksportoj. Importojnë lëndë të parë (makina, traktorë, pjesë këmbimi, naftë). Importojnë drithë (bagëti).
2. fig. Marr a sjell nga vendet e tjera diçka. Importoj modën (muzikën, stilin).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë