Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur eksportoj diçka ose kur eksportohet; kund. importim. Eksportimi i mallrave. Eksportimi i prodhimeve bujqësore (industriale). Eksportimi i drurit të arrës. Ka edhe eksportim jo të kontrolluar nga shteti. Eksportimi i kapitalit. ek. Eksportimi i ideve. Plani i eksportimit.
2. kryes. sh. Mallrat që nxirren jashtë shtetit për shitje. Vlera e eksportimeve. Pesha e eksportimeve. Regjistrimi i eksportimeve. Eksportime të armëve. Eksportime të grurit.
IMPÓRT,~I m. 1. Blerja e mallrave a e prodhimeve të ndryshme jashtë shtetit dhe sjellja e tyre për nevojat e vendit, importim; kund. eksport. Importi i mallrave. Materiale (mall) importi.
2. Tërësia ose vlera e përgjithshme e mallrave që sillen nga jashtë shtetit; sasia e mallrave që blen një vend në vendet e tjera për të plotësuar nevojat e veta. Pakësimi (shkurtimi) i importit. Rritja e importit. Struktura e importit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë