Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IMORÁL,~E mb. 1. Që sillet a vepron në kundërshtim me kërkesat e moralit, i pamoral, i pandershëm; kund. moral. Burrë (djalë, njeri) imoral. Grua imorale.
2. Që shkel kërkesat e moralit, që është në kundërshtim me moralin, që dëmton e prish moralin. Vepër (shfaqje) imorale. Sjellje imorale.
✱Sin.: i përdalë, i pamoralshëm, i degjeneruar.
IMORALITÉT,~I m. 1. Të qenët imoral; pandershmëri. Imoraliteti i shoqërisë.
2. edhe sh. ~E, ~ET Vepër a sjellje imorale, punë e pandershme.
PANDÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e ka humbur nderin, që i është nxirë faqja; që sillet e vepron pa turp, prapa krahëve a me mënyra të ulëta, jo të ndershme; kund. i ndershëm. Njeri i pandershëm. Grua e pandershme.
2. Që bëhet në kundërshtim me normat e moralit ose me mënyra të ulëta, jo të pastra e jo të ndershme. Punë (vepër) e pandershme. Sjellje e pandershme. Me rrugë të pandershme.
✱Sin.: i pander, i çndershëm, i paturp, i pamoralshëm, i pamoral, amoral, i amoralshëm, imoral, turpemadh, i poshtër, i paskrupull, faqezi, faqenxirë, i pacipë, i ndotë, i pandamus, udhëzi, lakander, lapërdhar, i ulët, lastrok, levarash, lerash, sharlatan, maskara, faqerrogoz, brimadh, i shtrembër, delenxhi, zabërhan, udhëzi.
PËRDÁLË (i, e) mb., keq. I shthurur moralisht, që nuk e ruan nderin e vet njeri. Vajzë (grua) e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, i shpërdalë, i shthurur, imoral, i lig, bishtdredhur, bishtpërdredhur, bishtluajtur, bishtlëvizur, bishttundur, bishtlëshuar, brimadhe, bushtër, ligoshe, kurvë, piliherdhe, e pandershme, e lëvizshme, e lëvizur, e lëshuar, qejfleshë, e paqëndrueshme, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, molare, lojcake, lojëse, ligoshe, e shpërdalë, brimadhe, shurrufull, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, i pabrekë, brekëlëshuar, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
SHKËRDHÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised., shar. 1. Ajo që është shkërdhyer; lavire.
2. fig. Ai që është imoral. Ai shkërdhata nuk foli.
3. keq. Ai që është i shkathët, por pa vlera e cilësi morale. Nuk lë situatë pa shfrytëzuar ai shkërdhatë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë