Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ILUZIONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT art. Artist cirku që me zotësi, shkathtësi e shpejtësi dhe me ndihmën e veglave e të mjeteve të posaçme, krijon te spektatorët përshtypje të gabuara; mjeshtër që me zotësinë dhe artin e tij bën t’i duken spektatorit si të vërteta gjëra të paqena. Iluzionist i zoti (i dëgjuar). Iluzionist cirku.
✱Sin.: prestidigjitator, mashtrues.
PRESTIDIGJITATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Artist, i cili argëton shikuesit duke bërë lojëra me shpejtësi e shkathtësi të jashtëzakonshme dhe me mjeshtëri të veçantë, në mënyrë të tillë që shikuesit t’i duken si të vërteta gjëra të pabesueshme; iluzionist. Prestidigjitator cirku. E nxori nga kapela si prestidigjitator.
2. fig. Ai që gënjen e mashtron mendjelehtët; mashtrues. Është prestidigjitator i thekur.
PRESTIDIGJITATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Artist, e cili argëton shikuesit duke bërë lojëra me shpejtësi e shkathtësi të jashtëzakonshme dhe me mjeshtëri të veçantë, në mënyrë të tillë që shikuesit t’i duken si të vërteta gjëra të pabesueshme; iluzionist.
2. fig. Ajo që gënjen e mashtron mendjelehtët; mashtrues.
✱Sin.: iluzionist, mashtrues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë