Fjalori

Rezultate në përkufizime për “iluministe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AUTORE

AUTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Krijuese e një vepre letrare ose e një vepre tjetër artistike. Autore romani. Autore filmi. Autore prodhimtare.
2. Hartuese e një vepre ose punimi shkencor, e një shkrimi, e një hulumtimi, e një projekti etj. Idetë iluministe të autores. Autorja e shkrimit.
3. Ajo që ka bërë një veprimcaktuar; ajo që ka kryer një faj, një vepër penale, një krim etj. Autore e një vepre bamirësie. Autore e krimit.

ILUMINIST

ILUMINÍST,~E mb. 1. hist. Që ka të bëjë me iluminizmin ose me iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) iluministe. Filozof (mendimtar, ideolog, shkrimtar) iluminist.
2. Që ka të bëjë me përhapjen dhe me vënien në jetëideve të iluminizmit në Shqipëri në shek. XIX. Iluministët e Rilindjes Kombëtare.
3. libr. Që i shërben përhapjesdijes, të kulturës, të arsimit etj. dhe përparimit të një shoqërie; që punon dhe lufton për përhapjen e diturisë e të kulturës kundër errësirës e prapambetjes. Lëvizje (veprimtari) iluministe. Vepër iluministe. Për qëllime Iluministe. Mendimtar (shkrimtar) iluminist.

ILUMINIST

ILUMINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII. Idetë e iluministëve. Veprat e iluministëve. Iluministët francezë.
2. Pasues e përçues i ideve iluministe në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare; pasues i iluminizmit, ndriçimtar. Iluministët shqiptarë të shek. XIX.
3. libr. Përhapës i diturisë, i kulturës, i arsimit etj., njeripunon e lufton për përparimin dhe zhvillimin e një shoqërieluftë kundër errësirës e prapambetjes; mendimtar, shkrimtar, shkencëtar, ideolog etj. që shquhet për veprimtari iluministe. Iluminist i shquar.
Sin.: ndriçimtar, ndriçues.

ILUMINISTE

ILUMINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Përfaqësuese e rrymës dhe e lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII; pasuese e përçuese e ideve iluministe në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare; pasuese e iluminizmit, ndriçimtar. Iluministe franceze.

NDRIÇIMTARE
NEOHUMANIZËM

NEOHUMANÍZ/ËM,~MI m. Lëvizje iluministeGjermani në shek. XVIII, ideal i së cilës ishte krijimi i personalitetitgjithanshëm sipas shembullitgrekëvevjetër.

PËRSHKOHEM

►PËRSHK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Karakterizohet i tëri nga diçka, dallohet tejendanë nga një tipar i tillë, e ka diçka si pjesë përbërëse kryesore ose si tiparpërgjithshëm. Përshkohet fryma iluministe. Përshkohet nga fryma e mirëkuptimit dhe e bashkëpunimit reciprok.
2. pës. e PËRSHKÓJ. Nuk përshkohet nga rrezet (nga uji).
Sin.: karakterizohet, dallohet.

RINGJALLEM

RINGJÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kthehem përsërijetë; ngjallem. Ringjallet i sëmuri.
2. fig., vetv., vet. v. ІІI Vjen përsërijetë, rilind diçka e zhdukur a e shkatërruar; shfaqet përsëri me gjallëri, përtërihet. Iu ringjallën shpresat. Po ringjallen idetë iluministe. Ringjallet e kaluara. Ringjallet turizmi.
3. pës. e RINGJÁLL.
Sin.: rilind, ngjallet, përtërihem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.