Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ilqe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUSHK

DUSH/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. bot. (lat. Quercus robur, Quercus pedunculata, Quercus racemosa) Dru i lartë pyjor me kurorëdendur, me gjetheshumta e të dhëmbëzuara, që lidh lëndë dhe që e ka lëndën mjaftfortë e të rëndë; emërtim i përgjithshëm i disa llojeve drurëshkanë tiparetillaafërta, si p. sh. rrënja, bunga, qarri, shpardhi, valanidhi etj.; lis. Dushk i ri. Gjethe (degë, dru, lëndë) dushku. Prush (hi) dushku. Pyll me dushqe. Dushk i egër. Dushk gjethegjatë (gjethegjerë). Dushku i kënetave. Dushku pendor. Plasi dheu, doli dushku, më i madh dhëndri se krushku. (fj. u.). Ç’u mbush mali plot me dushk, / Plot me dushk, / Thot’ babai janë krushq, / janë krushq. (folk.).
2. Lënda e këtij druripërdoret për ndërtim, për të bërë orendi etj. Dollap dushku. Qymyr dushku.
3. përmb. Degëvogla me gjithë gjethe, të prera prej këtij druri, që grumbullohen për dimër si ushqim për bagëtinë. Mullar me dushk. Preu (bëri, vuri) dushk. Të ushqen me dushk.
4. krahin., vet. sh. Gjethetmbështjellin kallirin e misrit, lëpushkat e misrit.
5. krahin. Duhan vjeshtak shumë i butë. Dushku i vjeshtës.
Sin.: lis, qarr, qarrbutë, bujgër, rrënjë, bung, shpardh, prrall, përnar, ilqe, valanidh, ashe.
*Ashkë dushku (lisi, ahu). I bën dushku *arra (dikujt). Çau dushkun (dikush) shih çau ferrën (dikush). Sa dushk e bar shumë, pa masë; sa bari i tokës; sa rëra e detit. (Flet) për *gogla dushku në lëmë (dikush). Ia fut dushk (dikush) tall. flet pa u menduar mirë, flet kot; ia fut katundit. I dha dushkun (dikujt) shih i dha duart (dikujt). S’më laget dushku (për dikë a për diçka) nuk shqetësohem fare për diçka, nuk bëhem merak; s’më lagen drutë; s’më bëhet vonë; nuk më ftohet pilafi; nuk më ftohen fasulet bised. Ka mbeturdushk (dikush) keq. është i prapambetur, është jashtë kohës; është prapa botës; i ka mbetur ora (dikujt). Mbjelldushk (dikush) nuk punon ashtu si duhet, nuk bën punëpastër; (punon) shkel e shko. *Pushkëdushk. (Shkoi) dushk për gogla (diçka). 1. Shkoi kot, s’vlejti për asgjë; (shkoi) për dhjamë qeni. 2. iron. Shkoi me të hedhur, pa humbur e pa fituar gjë.

ILNJË

ÍLNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Ilqe.

ILQE

ÍLQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Quercus ilex) Lloj dushku i vendeve mesdhetare, me trungshkurtër e të trashë dhe me shumë degë, me gjethe dhëmbë-dhëmbë, gjithmonëgjelbra e të shkëlqyeshme nga sipër, që bën lendevogla gjatoshe e me thumbmajë. Ilqe shekullore. Dru (lende) ilqeje. Pyll me ilqe.
Sin.: ilnjë, lëqeshtë.

ILQISHTË

ILQÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [dhe ILQÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Pyll me ilqe, vend me ilqe.

LËQESHTË

LËQÉSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Ilqe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.