Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ikacak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARRATIAK

ARRATIÁK,~E mb. Ai që ikën, ai që merr arratinë, ai që e braktis vendin e vet; arratisës, ikanak, i pacak. U zu arratiaku.
Sin.: arratisës, ikës, ikanak, ikacak, i arratisur, i pacak, endacak.

IKACAK
IKACAK

IKACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ua mbath këmbëve nga frika ose largohet shpejt nga rreziku etj. Ikacak i përjetshëm.
Sin.: ikanak, ikarak, ikës.

IKANAK

IKANÁK,~E mb. Ikacak.

IKANAK

IKANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ikacak.

IKARAK

IKARÁK,~E mb. Ikacak.

IKARAK

IKARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mb. Ikacak.

REFUGJAT

REFUGJÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar luftës, një katastrofe natyrore, përndjekjes politike, fetare, raciste etj. dhe kërkon strehim në një vend tjetër; i ikur, ikanak, azilkërkues. Refugjat politik. Refugjatët e luftës. Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët. Zyra e Komisionerit të LartëKombeveBashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Sin.: i ikur, ikanak, ikacak, i shpërngulur, muhaxhir.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.