Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IDHNÁK,~E mb. 1. Që zemërohet shpejt e mban inat, zemërak.
2. Që është i rrëmbyer e i ashpër. Fëmijë idhnak.
3. fig. Që vjen me vrull, i papërmbajtshëm, i rrëmbyer (për lumenjtë, përrenjtë etj.). Lumë (përrua) idhnak. Shi (breshër) idhnak. Valë idhnake.
4. fig. Që ka të ftohtë të hidhur; i ashpër, i egër (për motin, për kohën etj.). Dimër (mot) idhnak.
✱Sin.: idhnar, idhtak, inatçor, inatçi, zemërak, i rrëmbyer, i ashpër, i egër, i hidhur, i papërmbajtshëm, i vrullshëm, gojëhidhur, gojëzeherr.
PIPÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Bima dhe fryti i specit, spec. Piperka të kuqe. Piperka të mbushura.
2. fig. Grua a vajzë gjuhustër e idhnake, që zemërohet vetë shpejt ose inatos të tjerët e i fut në grindje. Është piperkë (nga goja). Ç’e gjeti me atë piperkë!
✱Sin.: pipere, pipirickë, gjuhustër, idhnake, inatçore, zemërake, hithër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë