Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IDEÚAR (i, e) mb. I konceptuar si ide, i skicuar, i shestuar. Projekt i ideuar.
✱Sin.: i skicuar, i shestuar, i ravijëzuar.
PLANIDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Plan i ideuar apo i skicuar, projektplan.
SHESTÚAR (i, e) mb. Që është planifikuar më parë; që është vënë në plan, i ideuar, i planifikuar. Takim i shestuar më parë. Përmirësim i shestuar. I shestuar nga autoritetet. E shestuar në program.
✱Sin.: i ideuar, i skicuar, i vijëzuar, i përvijuar, i ravijëzuar, i planifikuar, i projektuar, i sendërgjuar, i synuar.
VIZIONÚAR (i, e) mb. Që është vizionuar; që është imagjinuar, planifikuar, parashikuar. Ide (synime) të vizionuara. Elemente të sistemit ekonomik (politik) të vizionuar.
✱Sin.: i ideuar, i konceptuar, i ëndërruar, i parashikuar, i parathënë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë