Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIOMETRÍK,~E mb., spec. Që lidhet me biometrinë, i biometrisë. Dokument biometrik. Lexues (skaner) biometrik. Çipa (identifikues) biometrikë. Të dhëna biometrike. Pajisje biometrike.
IDENTIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që identifikon dikë a diçka. Identifikues i të dyshuarit.
2. Objekt, dokument etj. që përdoret për të njohur ose për të dalluar një gjë nga tjetra, për të përshkruar një atribut, një karakteristikë a një element që mund të shërbejë për të njohur ose për të dalluar diçka specifike. Identifikues objektesh. Identifikuesi i pacientit.
3. inf. Simbol a emër që përdoret për të përshkruar një vlerë unike, për të njohur një entitet të veçantë, siç është një përdorues, një artikull ose një objekt në një sistem. Identifikues i përdoruesit.
✱Sin.: dallues, njohës.
IDENTIFIKÚES,~E mb. Që përdoret për të njohur ose për të dalluar një gjë nga tjetra, për të përshkruar një atribut, një karakteristikë a një element që mund të shërbejë për të njohur ose për të dalluar diçka specifike. Identifikues objektesh. Të dhëna identifikuese.
PAPROFÍLTË (i, e) mb., fig. Që nuk ka profilin e vet; që nuk ka krijuar një profil identifikues. Politikan i paprofiltë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë