Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SULM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hedhje e menjëhershme dhe e shpejtë e forcave ushtarake mbi armikun për ta mundur e asgjësuar; kund. tërheqje. Sulm ballor. Bënë një sulm të rrufeshëm. Filluan sulmet ajrore. Sulmi mbi kështjellë nuk pati sukses. U dha urdhri i sulmit. Kishte ardhur ora e sulmit. Filloi sulmin. U hodhën të gjithë në sulm. I sprapsën sulmet e armikut. Bënë edhe një sulm. Në sulm! thirrje për të dalë nga llogoret e për t'u hedhur mbi armikun.
2. Goditje e papritur me forca ushtarake, agresion. Sulm i armatosur. Bënë një sulm të pabesë.
3. fig. Kritika e qortime të ashpra kundër dikujt a diçkaje ose veprime për të dëmtuar dikë a diçka; shpifje, trillime e të shara kundër dikujt a diçkaje. Sulmet e shfrenuara të shtypit. Sulm kundër korrupsionit. Hodhi poshtë sulmet e trillimet.
4. fig. Punë me vrull të madh, e përqendruar në një periudhë të caktuar për të arritur përfundime të shpejta e sa më të mira; veprimtari me ngulm për të arritur diçka, për të mposhtur pengesat etj. Vit sulmi. Hidhemi të gjithë në sulm. Po punojnë me sulm.
5. sport. Veprime të shpejta e të organizuara për të mposhtur kundërshtarin dhe për të arritur sukses në lojë; përmb. lojtarët e vijës së parë të skuadrës që kanë për detyrë të bëjnë këto veprime. Sulme të rrezikshme (të rrufeshme). Vija e sulmit. Sulm në krahun e djathtë. Organizojnë sulme pas sulmesh. Kaloi nga mbrojtja në sulm.
6. Hov, vrull për t'u hedhur diku a për të kapërcyer matanë diçkaje; turr. Mori sulm. U hodh me sulm.
✱Sin.: mësymje, goditje, turrje, vërsulje, hyxhym, yrysh, kritikë, turr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë