Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DÁLËS,~E mb. 1. Që del jashtë në sipërfaqen e diçkaje, që është më i ngritur se sipërfaqja, që del përsipër ose përbri diçkaje; kund. hyrës. Pjesë dalëse. Skaj dalës.
2. spec. Që del nga një burim a nga një vend i caktuar; kund. hyrës. Rreze dalëse. Tufë dalëse. Fuqi dalëse.
3. Që shërben për të nxjerrë diçka ose për të kaluar diçka nëpër të; kund. hyrës. Gyp dalës. Vrimë dalëse.
DHËND/ËR,~RI m. sh. ~ÚRË, ~ÚRËT 1. Djali që po martohet ose që sapo është martuar; djalë i fejuar. Rrobat e dhëndrit. Krushqit (njerëzit) e dhëndrit. U nis dhëndër. E bëmë dhëndër të fshatit tonë. Dasmorët po prisnin dhëndrin.
2. Bashkëshorti i vajzës a i motrës. Dhëndri i madh (i vogël). Dhëndri i tretë i mbretit. E kam dhëndër. E bënë dhëndër. Njeriu më i afërt i dhëndrit. Dhëndër brenda hyrës, kollovar.
♦ Bëhet dhëndër (dikush). 1. Rritet djali, bëhet për t’u martuar. 2. Vishet me rroba të reja, vishet e stoliset si për dhëndër. Hyri dhëndër brenda (dikush) tall. e teproi, kërkon më shumë se ç’i takon; bëri më shumë nga sa lejohet a nga sa pranohet; e kapërceu (e kaloi) pragun; e kaloi (e kapërceu) kufirin. Kjo është *nusja e ky është dhëndri!
HÝRËS,~E mb. 1. Që lidhet me hyrjen diku; ku hyn ose ku futet dikush a diçka; që shërben për hyrje. Gëzhojë hyrëse. Pjesa hyrëse e një ndërtese.
2. Që vlen si hyrje ose si fillim, që nis a hap diçka, i hapjes. Bisedë hyrëse. Kapitull hyrës. Pjesa hyrëse. Fjala hyrëse.
3. vjet. Paraprak. Përgatitje hyrëse. Qëllimi hyrës.
✱Sin.: i fillimit, i hapjes, paraprak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë