Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hutuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANAMENDUR
ANDRALLOSUR

ANDRALLÓSUR (i, e) mb., bised. 1. është i mbytur nga andrallat, që ka plot telashe; që i vjen mendja rrotull nga kokëçarjet. E shikojandrallosur. Gjendje e andrallosur.
2. Që i merren mendtë, që e zë marramendja. Ishte andrallosur shumë. Mendime të andrallosura.
Sin.: i trullosur, i hutuar, i shastisur, i habitur, i vërdallosur, i turbullt.

ANDRRAMEND
ANDRRAMEND

ANDRRAMÉND,~E mb. 1.është i përhumbur, i turbulluar, i hutuar. Plak andrramend.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

BABITUR

BABÍTUR (i, e) mb. I trullosur, i hutuar, i çakërdisur. gjendjebabitur.

BATALLUAR

BATALLÚAR (i, e) mb., bised. 1. I prishur e i papërdorshëm. Vegla të batalluara.
2. Që ka mbetur pa punë ngaqë s’ka mjetet e duhura.
3. fig. I hutuar, i shastisur, i çoroditur; që e ka humbur toruan, me mendjeçakërdisur. Njeri i batalluar.
4. është i vonuar për një punë a për diçka tjetër.

BEFASUAR
BOSH

BOSH ndajf., bised. 1. Zbrazur, pa njeri a pa gjë tjetër brenda; pa gjë në duar; kund. plot. Solli një enë (një kuti) bosh. Erdhi me duar bosh. Mbeti vendi bosh. U kthye bosh. E kishte barkun bosh s’kishte ngrënë asgjë, ishte i uritur. E kishte shtëpinë bosh. E kishte xhepin bosh. E shkrepi pushkën bosh. E bëri bosh e zbrazi, ia hoqi gjëratkishte brenda. E la bosh. Është boshshtëpi. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. (fj. u.). Kush hedh këmbën bosh, bie përposh. (fj. u.). Një ditë mbetet barku bosh dhe tërë jetën s’e harron. (fj. u.).
2. Pa ngarkesë, pa kryer punëdobishme ose pa plotësuar qëllimin për të cilin bëhet. Lëvizje bosh. Goditje bosh. Rrotullohet bosh. Makina punonte bosh.
3. fig. Kot, humbur, huq, pa dobi, pa vlerë; pa kuptim. Rri bosh. Flet bosh. I shkoi (i vajti) puna (mundimi) bosh. E bëri rrugën bosh. I shkoi fjala bosh. Krevati mbeti bosh. I ziu bosh u ndodha, / Të flisja më merrej goja. (folk.). Në mendje bosh e në fjalë fushë. (fj. u.).
Sin.: zbrazët, zbrazur, lirë, tytë, fyell, firë, dakull, kot, humbur, dëm, humbazi, batall, fuq, kuturu, badihava, qyl, veresie, sallamatas, huq.
Me *barkun bosh (të zbrazët). Ta bën fjalën bosh (dikush) nuk ta pranon, nuk e merr parasysh, të hedh fjalën poshtë. Me *duar bosh (zbrazur, thatë). E ka kokën (kryet) bosh (dikush). 1. Nuk i vjen asnjë mendimkokë; është i hutuar e nuk di ç’të bëjë; nuk i punon truri (dikujt); është mizë pa kokë (pa krye). 2. Nuk di gjë fare, nuk ka mësuar asgjë, është i paditur; s’ka tru; s’ka tru (në kokë); është poç nga koka (nga mendja); është trokë nga mendja; është trëndelinë (nga mendja); kund. e ka kokën (kryet) plot. S’i mbetet luga bosh (dikujt) s’mbetet pa ngrënë, ka kurdoherë diçka për t’u ushqyer; s’i thahet luga. *Misërthes e tenxheret bosh (dikush) iron. U ndodha (më zuri) bosh isha i papërgatitur para diçkajepapritur, nuk dita si të përgjigjesha a si të veproja në një rastvështirë; u kapabefasi; s’e kishadorë veten. I shkoi fjala bosh (dikujt) nuk ia plotësuan kërkesën, ankesën etj.; nuk ia arriti asajkërkonte, nuk i shkoi. Me *xhepin bosh (zbrazët).

CAPARUAR
CEPMPREHTË

CEPMPRÉHTË mb. Që ka cepin a majënmprehtë. Mbi armikun e hutuar nga e papritura ra një breshër heshtash, shigjetash e rrofatash cepmprehta.

DALLDISUR

DALLDÍSUR (i, e) mb. 1. Që ka rënëdalldi. Dëgjonte i dalldisur. Qëndroi i dalldisur. U drejtohej turmave të dalldisura prej pune.
2. merr guxim menjëherë e vendos për diçka; që kuturisbëjë një punë a një veprim jo të zakonshëm, i kuturisur. Njeri i dalldisur. I dalldisur, e përfshivakrahë, e putha me zjarr.
Sin.: i hutuar, i shastisur, i trullosur, i habitur, i përhumbur, i turbulluar, i kuturisur.

DELIKUAR

DELIKÚAR (i, e) mb. I hutuar; i ngatërruar.

DHALLË

DHÁLL/Ë,~A f. Kos i holluar me ujë. Dhallë kosi. Hante bukë misri me dhallë. Dhallë, moj e bardha dhallë (folk.). Dhalla tradicionale e gjyshes. Dhalla e freskët.
M’u koka (mendja) dhallë nuk jamgjendjemendoj kthjellët, m’u prish mendja krejt, nuk e kam mendjenkthjellët (nga fjalët, nga zhurma etj.); më janë ngatërruar mendimet e s’di ç’të bëj, s’jamgjendjemendoj a të dalloj diçka, jam fare i hutuar a i turbulluar; m’u mendja çorbë; e kam kokën çorbë; m’u koka (mendja) tym; m’u mendja hirrë; m’u koka daulle; m’u mendja (koka) llum; m’u mendja çarçaf; m’u mendja (koka) lëmsh; m’u koka (mendja) përshesh. U *lugëdhallë (dikush) përb. E bëri dhallë (diçka) e turbulloi diçka, e errësoi; e ngatërroi keq; e bëri çorbë; e bëri llum; e bëri përshesh; e bëri lesh e li; e bëri lëmsh. Ma bëri kokën (mendjen) dhallë (dikush) më ngatërroi keq, më hutoi shumë sa nuk jamgjendjemendoj a të dalloj diçka; ma prishi mendjen; ma bëri mendjen (kokën) çorbë; ma bëri mendjen hirrë; ma bëri kokën (mendjen) tym; ma bëri kokën (mendjen) përshesh; ma bëri kokën (mendjen) sallatë; ma bëri mendjen çorap; ma bëri kokën daulle; ma bëri mendjen mulli; ma bëri mendjen livadh; ma bëri mendjen çarçaf; e bëri llum (dikë). Kërcen si *pleshtidhallë (dikush). Kërkon dhallëthartë në kollozhek (dikush) shih kërkon thana (dardha, rrush, fiq) në shënëndre (në dimër).

FANDAKSUR
FILLHUMBUR
GAJASUR

GAJÁSUR (i, e) mb. 1. është gajasur, që është mekurqari ose së qeshuri. Fëmijë i gajasur.
2. I lodhur tepër, i kapitur (nga një punë e madhe dhe e vështirë).
3. I hutuar. Njeri i gajasur.
Sin.: i mekur, i çmekur, i këputur, i rraskapitur.

GAXHORR

GAXHÓRR,~E mb. 1.shfaq sjellje ose mënyrë veprimingathët, të çorganizuar, të pavëmendshme; që duket i plogët ose i trashë në të kuptuar. Ai është pak gaxhorr.
2. Që ka sjellje naive, të hutuar ose të çuditshme, që ngjan pak qesharaksytë e të tjerëve. E bëri gaxhorr.
3. si em. Ai ose ajo që ka këto tipare; njeri i trashë, i hutuar, i pakordinuar, që i kupton gjërat ngadalë ose reagon me vështirësi. Sillej si gaxhorr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.