Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HUTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja e dikujt kur hutohet; kur nuk e përqendron dot vëmendjen tek diçka, turbullimi i mendjes kur njeriu është i hutuar; hutesë, të hutuarit. Hutim i madh. E kishte nga hutimi.
2. Habitje; shastisje. Çaste (gjendje) hutimi. I kaloi hutimi.
3. krahin. Lajthitje, gabim a shkarje e gjuhës. Në punim ka shenja hutimi. Në punim ka lajthitje, lapsuse.
✱Sin.: hutesë, të hutuarit, shastisje, trullosje, harrim, habitje, përhumbje, trallisje, dalldisje, dalldi, çakërdisje, shushatje, çorientim.
PAKUJDESÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i pakujdesshëm; mungesë e kujdesit dhe e vëmendjes për diçka; veprim a qëndrim i pakujdesshëm. Pakujdesi e vogël. Pakujdesi e palejueshme. Pakujdesi në punë (në detyrë). Vihet re (ka) pakujdesi. Ndodh (vjen) nga pakujdesia.
2. E metë që vjen nga qëndrimi i pakujdesshëm. Pakujdesitë e stilit.
✱Sin.: pakujdesje, moskujdesi, hutim, hutesë, habi, mospërqendrim, e metë
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë