Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VULËHÚMBUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka humbur emri, që sʼdihet se ku ndodhet, që është zhdukur pa lënë gjurmë; ajo që është fare e pazonja, e pavlefshme, e humbur (për grua a vajzë); si mallk. që i humbtë emri, që mos iu gjettë nami e nishani; vulëharruar. Nuk i dihet nami as nishani asaj vulëhumburës. Se nga vajti dhe nga shkoi ajo vulëhumbura askush nuk e di. Atë vulëhumburën nuk e ke për asgjë. Ajo vulëhumbura nuk e nxjerr mizën prej qullit.
✱Sin.: vulëharruar, humbëse, hupëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë