Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ZVARRÍT/EM (ZVARRÍSEM) jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz duke u hequr zvarrë për tokë, hiqem zvarrë; vet. v. III shtrihet a ngjitet pas diçkaje. U zvarrit drejt kodrës. Fëmija filloi të zvarritej. Degët e kungullit zvarriten për tokë. Qeni u zvarrit me barkun puthë me truallin, duke hungëritur.
2. vetv. Eci a lëviz ngadalë sikur hiqem zvarrë; rrëshqas; bredh ngadalë e pa një synim të caktuar. Karvani zvarritej nëpër faqen e malit. Zvarriteshin nëpër rrugë. Nëpër qiell zvarriten retë. Lotët i zvarriteshin nëpër faqe.
3. fig., vetv. E shtyj jetën me të keq, mezi jetoj, hiqem, zhargem. Zvarriteshin me të keq. -Më kujtohet, si jo? Eh, ashtu e shkoi jetën, duke u zvarritur.
4. fig., vetv., vet. v. III Bëhet a zhvillohet pa gjallëri, ecën ngadalë e si me zor, zvarget. Jeta zvarritej. Ditët zvarriteshin njëra pas tjetrës. Vera vjen ngadalë, thuajse zvarritet, ca e flashkët, pa gjak.
5. pës. e ZVARRÍT.
✱Sin.: zhargem, zvargem, hiqem, zhargitem, zhargohem, zhargmitem, zhgërryhem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë