Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANUNASÍK/Ë,~A f., gjuh. Hundorëzimi i zanoreve nën ndikimin e bashkëtingëlloreve hundore.
BASHKËTINGËLLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Tingull i të folurit që përftohet kur ajri kalon një pengesë në organet e të folurit, zakonisht i shoqëruar me zhurmë dhe pa lëvizur tejzat e zërit; shkronja që shënon këtë tingull. Bashkëtingëlloret e shqipes. Sistemi i bashkëtingëlloreve. Grup bashkëtingëlloresh. Këmbimi i bashkëtingëlloreve.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa prej llojeve të këtyre tingujve. Bashkëtingëllore anësore bashkëtingëllore e shqiptuar me gjuhën të mbështetur në të dyja anët a gojës. Bashkëtingëllore buzoredhëmbore bashkëtingëllore e shqiptuar me pjesëmarrjen e buzës së poshtme dhe të dhëmbëve të sipërm (f, v). Bashkëtingëllore buzore bashkëtingëllore e shqiptuar me pjesëmarrjen e buzëve (p, b, m). Bashkëtingëllore dridhëse bashkëtingëllore e shqiptuar duke dridhur majën e gjuhës paksa mbi mishin e dhëmbëve të sipërm (rr). Bashkëtingëllore dyfishe (e dyfishtë) bashkëtingëllore e përbërë nga dy shkronja (ll, rr, sh, xh, zh). Bashkëtingëllore e dobët bashkëtingëllore e shqiptuar me gjuhën të mbështetur lehtë në qiellzën e fortë ose afër saj (ç, j, k, q). Bashkëtingëllore dhëmbore bashkëtingëllore e shqiptuar me gjuhën të mbështetur te dhëmbët e sipërm a të poshtëm, ose te dhëmbët e sipërm e të poshtëm njëherësh (d, dh, ll, t, th,). Bashkëtingëllore fërkimore bashkëtingëllore e shqiptuar me ngushtim të kanalit të ajrit (f, dh, th). Bashkëtingëllore fishkëllore bashkëtingëllore e shqiptuar duke drejtuar rrymën e ajrit te maja e gjuhës, që prek paksa dhëmbët (s, sh, z, zh). Bashkëtingëllore e frymëtuar bashkëtingëllore e shqiptuar me lëshim të frymës (të ajrit) nga gryka dhe me tërheqjen e gjuhës prapa (h). Bashkëtingëllore grykore bashkëtingëllore e shqiptuar me pjesën e pasme të gjuhës të ngritur në fund të grykës (g, k). Bashkëtingëllore hundore bashkëtingëllore e shqiptuar me kalimin e ajrit nëpërmjet hundës (m, n). Bashkëtingëllore e lëngët (lëngëzore) bashkëtingëllore e shqiptuar me rrëshqitje të gjuhës nga qiellza e fortë (l). Bashkëtingëllore mbylltore (e mbyllur) bashkëtingëllore e shqiptuar me mbyllje të plotë ose të pjesshme të kalimit të ajrit (g, h, k). Bashkëtingëllore mesore bashkëtingëllore e shqiptuar me kalimin e ajrit mbi gjuhë, në mesin e gojës (j). Bashkëtingëllore ndërdhëmbore bashkëtingëllore e shqiptuar me majën e gjuhës të mbështetur në dhëmbët e parmë (c, ç, d, dh, t, th). Bashkëtingëllore qiellzore bashkëtingëllore e shqiptuar me gjuhën të ngjitur në qiellzë (l, ll, q). Bashkëtingëllore shpërthyese bashkëtingëllore e shqiptuar me bllokim të kalimit të ajrit me anë të gjuhës (d, t), të grykës (g, k), të buzëve (b, p). Bashkëtingëllore e shurdhët bashkëtingëllore e shqiptuar pa zë (p, t, sh...). Bashkëtingëllore e zëshme bashkëtingëllore e shqiptuar me dridhje të tejzave zanore.
HUNDÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET gjuh. Zanore ose bashkëtingëllore hundore. Hundoret zanore ose bashkëtingëllore. Hundoret e shqipes tingull që prodhohet nga të dalët e ajrit nëpër hundë; nazal, hundëz.
2. Hundëz që u vendoset kafshëve.
3. Thurje si shportë që u vihet qeve të të mos kullosin kur janë në lavër.
►HUNDORËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr tipare hundore gjatë shqiptimit. Tingull që hundorëzohet lehtë.
2. pës. e HUNDËRZÓJ.
I 1. gjuh. Një nga zanoret e gjuhës shqipe dhe shkronja e trembëdhjetë e alfabetit të saj, që shënon këtë zanore. Zanorja i. Tingulli i.
2. si em. f., gjuh. Zanorja dhe shkronja i. Shkronja i. I-ja e madhe (e vogël). I-ja e dorës (e shtypit). I-ja nistore (fundore). I-ja gojore (hundore).
♦ Vë *pikën (pikat) mbi i libr.
NAZÁL,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Zanore ose bashkëtingëllore që shqiptohet me hundë, hundore.
ZANÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Tingull që përftohet kur ajri kalon pa pengesë nëpër organet e të folurit, duke vënë në lëvizje tejzat e zërit; shkronja që shënon këtë tingull. Zanore gojore. Zanore e gjatë (e shkurtër). Zanore fundore (nistore). Zanore lidhëse (bashkuese). Zanore e theksuar (e patheksuar). Grup (tog) zanoresh. Gjatësia e zanoreve. Ndiqet nga një zanore. Ruajtja e zanoreve të gjata. Klasifikimi i zanoreve.
2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa nga llojet e zanoreve. Zanore buzore që nyjëtohen me pjesëmarrjen e buzëve (y, u, o). Zanore jobuzore që nuk nyjëtohen me anën e buzëve (i, e, a). Zanore hundore që përftohen në aparatin e të folurit kur njerithi ulet dhe një pjesë e rrymës së ajrit kalon nga zgavra e hundës. Zanore të përparme ose zanore qiellzore që nyjëtohen kur shpina e gjuhës ngrihet drejt qiellzës dhe maja ulet e mbështetet të dhëmbët e poshtëm (i, y, e). Zanore të prapme që përftohen në aparatin e të folurit kur trupi i gjuhës zhvendoset pas dhe pjesa e prapme e shpinës ngrihet drejt zonës velare, ndërsa maja largohet nga dhëmbët e poshtëm (ë). Zanore të mbyllura (të ngritjes së ulët) që nyjëtohen në aparatin e të folurit me gojën paksa të hapur dhe me gjuhën të ngritur në pozicionin më të lartë (i, y, e). Zanore të hapura (të ngritjes së lartë) që nyjëtohen në aparatin e të folurit me hapjen më të madhe të nofullave dhe me gjuhën në pozicionin më të ulët (a). Zanore gjysmë të mbyllura (të ngritjes së mesme) që ndodhen midis dy shkallëve (e, ë o,).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë