Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BUHAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Ënjtem, fryhem (zakonisht për trupin dhe për pjesët e tij); mbufatem. Iu buhavitën këmbët (gjunjët). Iu buhavit barku. Iu buhavitën sytë. U buhavit plaga. Një faqe i ishte buhavitur.
2. vetv., fig., keq. Mërzitem së tepërmi, fryhem nga diçka e padëshirueshme, më pëlcet buza; marr inat, inatosem, më hipin kacabunjtë. U buhavita nga fjalët. U buhavit keqas.
3. pës. e BUHAVÍT.
✱Sin.: ënjtem, fryhem, mbufatem, mërzitem, bezdisem, sëkëlldisem, sëndisem, urgusem, inatosem, nxehem, ndizem, acarohem, nervozohem, hundohem, trumhasem, indinjohem, hidhërohem, pezmatohem, tërbohem, egërsohem, thartohem, tukeqem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë