Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHITMÉNDËS,~E mb., libr. Që shet mend; mendjemadh, kokëpërpjetë. Djalë shitmendës. U duk mjaft shitmendëse me atë pamje.
✱Sin.: mendjemadh, kryelartë, kokëpërpjetë, kryepërpjetë, i fryrë, sqimatar, bishtcakërr, aga, fodull, i ngrehur, ngrehaluc, bishtpërpjetë, cakërran, hundëmadh, hundëpërpjetë, festemënjanë, gjel, kokosh, gjelkokosh, hundaç, hundec, hundëçip, afendiko.
SQIMATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i pëlqen të vishet bukur e pastër dhe në mënyrë të zgjedhur, ai që kujdeset për veshjen e për pamjen e jashtme. Plaku ishte një sqimatar e nuk përzihej shumë me të tjerët.
2. Ai që kërkon të duket e të dalë përmbi të tjerët, i jep shumë rëndësi vetes ose ka mendim tepër të lartë për vetveten; kryelartë, mendjemadh. Fjalët prej sqimatari të burrit bënë që të heshtnin të gjithë. Sqimatari donte të dukej në çdo rast e në çdo takim para të gjithëve.
✱Sin.: kryelartë, krenar, kapadai, mendjemadh, festemënjanë, fodull, hundëmadh, hundëpërpjetë, hundec, hundaç, gjel, kokosh, cakërran, qibar, qibërtar, dënglamadh, afendiko.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë