Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZÓÇ,~E mb. 1. keq. Buzaç. Njeri buzoç e hundaç.
2. fig. Që i ka varur buzët nga mërzitja a nga ndonjë pakënaqësi. Fëmijë buzoç.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: buzëpërveshur, buzëpërthyer, buzëjashtë, buzel, buzëderr, buzak, buzan, buzarak, buzëthi, buzuk, bucunjar, buzëtrashë, i mërzitur, buzëvarur, buzëlëshuar, qejfprishur, i zemëruar, hundëvarur, turivarur, i pakënaqur, qejfmbetur.
BUZËLËSHÚAR ndajf. 1. Me buzë të varura.
2. fig. Pa dëshirë a me të keq, me buzë të varura, me zemërim a me inat. U nisa vajta për ujë, / Gjeta të vëllain e nuses, / Me cigaren shuar e buzëlëshuar. (folk.).
✱Sin.: buzas, qejfprishur, zemërueshëm, hundëvarur, turivarur.
BUZËVÁRUR mb., fig. I mërzitur, i zemëruar, që i ka varur buzët nga mërzitja a nga ndonjë pakënaqësi.
✱Sin.: buzëlëshuar, i pakënaqur, qejfprishur, hundëvarur, turivarur, buzos, qejfprishur, qejfmbetur.
HUNDËVÁRUR ndajf. Që rri me hundë të varura dhe i mërzitur a i pezmatuar. Mbeti (rrinte) hundëvarur.
HUNDËVJÉRRËT mb. 1. Që është hundëvarur dhe i mërzitur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
PEZMATÚAR (i, e) mb. 1. I mahisur, i acaruar (për plagën, për një pjesë të trupit). Plagë e pezmatuar.
2. fig. I zemëruar a i prekur thellë nga një sjellje e keqe, nga një fyerje a padrejtësi etj.; që i është prishur qejfi, i inatosur, i acaruar. Ishte shumë i pezmatuar. Iku i pezmatuar.
✱Sin.: i mahisur, i malcuar, i acaruar, i infektuar, i zemëruar, i prekur, i inatosur, hundëvarur, i zhgënjyer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë