Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRINDAVÉC,~E mb. Që grindet vazhdimisht dhe i mërzit të tjerët, që kërkon a i pëlqen të grindet edhe për gjëra shumë të vogla, që shkakton grindje vazhdimisht. Fëmijë grindavec. Grua grindavece.
✱Sin.: grindaman, grindanjoz, grindar, i grindur, gërnjar, grindës, mistrec, gjel, hundëspec, sherret, sherrak, sherrmadh, sherrxhi, zevzek, xanxar, grifshë, i prapë, zemërak.
NGATËRRESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që përzihet në punët e të tjerëve për t’i ngatërruar, ai që shtie përçarje e grindje në mes të tjerëve; intrigant. Është ngatërrestar i madh. Ngatërrestari i futi në grindje dy shokët.
✱Sin.: furacak, futësak, shtiakeq, trazovaç, turbullues, llafazan, ngatërrimtar, intrigant, pishëvënë, pishëndezës, kallëkeq, kunjamadh, grindavec, hundëspec, thumbamadh, spicar, spicëtar, spicëmadh, ndezakeq, fjalëkeq, thumbaxhi, sherrmadh, belamadh, sherrak, sherrxhi, sherrbudalla, sherret, ngallicë, garuzhdë, belaqar, xhagajdur, grifshë, zemërligë, gjarpërushe, nepërkë, xhadë, bisbiq.
SHAMATAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që bën shamatë vazhdimisht, që e ka zakon të zihet e të bëjë zhurmë; shamatar, poterexhi, grindavec. Dëgjohej nga larg shamataxhiu. U njoh me një shamataxhi.
2. si mb. Që grindet me të tjerët, gërnjar. Njihej si punëtor shamataxhi. Burrë shamataxhi.
✱Sin.: shamatar, grindavec, poterexhi, gërnjar, grindës, grindanjoz, grindaman, zevzek, hundëspec, sherrak, xanxar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë