Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLËNGÚSHTË mb. Që e ka ballin të ngushtë, me ballin të ngushtë. Djalë hundëçip e ballëngushtë.
BISHTPËRPJÉTË mb. 1. Që e mban bishtin të ngritur përpjetë; bishtcakërr. Kafshë bishtpërpjetë.
2. fig., keq. Që mbahet me të madh pa pasur ndonjë vlerë, mendjemadh, fodull; që sillet sikur ka botën nën këmbë, sikur ka zënë qiellin me dorë; kund. bishtpaluar. Edhe fajtor, edhe bishtpërpjetë! Dhi e zgjebur (e krimbur) e bishtpërpjetë. (fj. u.). Pulë shushkë e bishtpërpjetë. (fj. u.).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: mendjemadh, fodull, hundëpërpjetë, hundëmadh, bishtcakërr, i buçkaritur, buzëpalosur, bythëpërpjetë, hundaç, hundëçip, hundëderr, bripërpjetë, cakërran, kapadai.
MENDJEMÁDH,~E mb. Që i pëlqen shumë mendja e vet dhe nuk pranon a nuk përfill mendimin e të tjerëve, që kujton se është më i dituri, më i mençuri etj.; që mbahet rëndë e me të madh, që i duket vetja shumë i rëndësishëm ose shumë i veçantë dhe e shpreh hapur këtë, që shet mend, kryelartë. Këngëtar (aktor, shkrimtar, arkitekt) mendjemadh. Intelektual mendjemadh. Vajzë (zonjë) mendjemadhe. Është pak mendjemadh.
✱Sin.: krenar, kokëpërpjetë, kryepërpjetë, megaloman, i fryrë, dënglamadh, hundëmadh, hundëpërpjetë, hundaç, hundëçip, hundëderr, fodull, bripërpjetë, bishtpërpjetë, ngrehaluc, cakërran, qibar, kapadai, këndes, kokosh.
SHITMÉNDËS,~E mb., libr. Që shet mend; mendjemadh, kokëpërpjetë. Djalë shitmendës. U duk mjaft shitmendëse me atë pamje.
✱Sin.: mendjemadh, kryelartë, kokëpërpjetë, kryepërpjetë, i fryrë, sqimatar, bishtcakërr, aga, fodull, i ngrehur, ngrehaluc, bishtpërpjetë, cakërran, hundëmadh, hundëpërpjetë, festemënjanë, gjel, kokosh, gjelkokosh, hundaç, hundec, hundëçip, afendiko.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë