Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIHUMANÍST,~E mb. Që është kundër humanizmit; kundërhumanist; kund. humanist. Vepër antihumaniste. Qëndrime antihumaniste. Parime antihumaniste. Kuptimi antihumanist i jetës.
ANTIHUMANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është kundër humanizmit; kundërhumanist; kund. humanist. Shquhet si antihumanist. Antihumanistët sfiduan idenë se njeriu është subjekt qendror universal.
EUROPEÍST,~E mb. Që lidhet me europeizmin, i europeizmit; që përkrah e mbështet idetë e europeizmit. Një filozof humanist dhe europeist. Rrymë pozitive europeiste. Pozicion strategjik europeist. Interesa europeistë. Retorikë europeiste. Përmbajtje europeiste e dokumentit.
HUMANÍST,~E mb. 1. Që ka të bëjë me humanizmin në periudhën e Rilindjes; me humanizmin ose me humanistët, që është karakteristikë për humanizmin ose për humanistët. Lëvizja humaniste. Dijetarët (shkrimtarët) humanistë. Fryma humaniste. Idetë humaniste.
2. Njeri humanitar. Artist humanist. Njeri humanist.
HUMANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Përfaqësues a përkrahës i humanizmit. Humanist i shquar. Humanistët e kohës së Rilindjes. Studimet (veprat) e humanistëve.
2. Ai që mban qëndrim njerëzor e fisnik, ai që punon a vepron si humanitar dhe kujdeset për mirëqenien e njerëzve; ai që i është kushtuar humanizmit. Humanist i vërtetë (i sinqertë). Ndjenjat e një humanisti.
HUMANÍZ/ËM,~MI m. 1. hist. Lëvizje përparimtare e kohës së Rilindjes, të qenët humanist i Rilindjes, që ishte kundër shtypjes e errësirës feudale dhe luftonte për mbrojtjen e të drejtave, të lirisë së mendimit e të personalitetit të njeriut. Humanizmi i Rilindjes. Epoka e humanizmit.
2. Ndjenjë e lartë e fisnike dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve, kujdesi për mirëqenien e njerëzve, qëndrim njerëzor; të qenët njerëzor. Ndjenja e humanizmit. Parimet e humanizmit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë