Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÉH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ngastër e vogël në arë a në kopsht, që mbillet me perime, me lule, me fidanë etj.; ngastër toke e gjatë në arë, që përfshihet ndërmjet dy hullive. Lehe me qepë (me hudhra, me lëpjetë, me lule). Prashit (ujit) lehet.
2. Vijë a hulli e thellë, që hiqet nëpër arë për ujitjen ose për kullimin e saj. Lehet tërthore. Lehet e grurit (e misrit). Lehe ujitjeje (kullimi). I bëjnë lehe arës.
✱Sin.: vatërz, vatër, vllajë, prijë, prijëz, vulla, hullim, ngastër, shtrat, gjoll, shpor, kallm, stromë, llonxhë, postat, zagën, vijë, hulli.
♦ E la lehe (diçka) nuk e ndoqi më tej, nuk u interesua e nuk u kujdes më për të; hoqi dorë duke e lënë në mes; e la ngrehur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë