Fjalori

Rezultate në përkufizime për “huadhënie”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AVALIM

AVALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fin. 1. Veprimi kur avaloj ose avalohet.
2. Garanci ose siguri financiare për kredi ose huadhënie, marrje përsipër e përgjegjësisë ligjore për shlyerjen e borxhitrastet kur huamarrësi nuk mund ta paguajë atë. Avalim për borxh. Procedura e avalimit. Dokumenti i avalimit. Kredi e avalimit.
Sin.: garanci, siguri, aval, dorëzani, dëshmi, mbulim, shlyerje.

BORXHDHËNIE

BORXHDHËNI/E,~A f. sh. ~E, ~ET Dhënie borxh dikujt, huadhënie. Dukuria e borxhdhënies së pakufizuar.

HUAJTJE

HÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur japim a marrim hua. Huajtja e parave. Huajtja e librave.
2. gjuh. Huazim. Huazim leksikor. Huazime gjuhësore.
Sin.: hua, huazim, huadhënie.

HUAMARRJE

HUAMÁRRJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur marr hua; kund. huadhënie.

NEZËR

NÉZ/ËR,~RII m., vjet. 1. Huadhënie me norma interesilarta.
2. Dhënie e lekëve nën dorë për të përfituar diçkamënyrëpandershme.
3. Marrja e paligjshme e mallrave a e pronëstjetrit, vjedhje.

PËRHUAJTJE

PËRHÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Dhënie hua, huadhënie.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.