Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hoshaf”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HOSHAF

HOSHÁF,~I m. sh. ~E, ~ET ushq. 1. Pemë (zakonisht kumbulla) të tharadiell; komposto me kokrratilla. Hoshaf kumbullash (mollësh, dardhash, thanash). Hoshaf me pala pala fiku të ziera me ujë e me sheqer. Hoshaf me rrushthatë.
2. si mb., fig. I thatë e i fishkur (zakonishtfytyrë). Iu fytyra hoshaf. U tha, u hoshaf.
Sin.: i fishkur, i thatë.

HOSHAFKË

HOSHÁFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hoshaf. Hoshafkathata. Ziej hoshafka.
2. bot. Lloj kumbulle e zezë gjatore, që thahet e përdoret për hoshaf.
3. si mb., fig. I thatëfytyrë.
Është bërë hoshafkë (dikush) tall. është tharë e është rrudhurfytyrë.

TURI

TURÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Pjesë e përparme e kokëskafshëve, që është zakonisht e zgjatur dhe ka gojën, nofullat e hundën. Turi i zgjatur (i shtypur). Me turikuq (të bardhë). Turiri i dhelprës. Turiri i deles (i kalit, i lopës, i gomarit). Turiri i qenit (i maces, i miut). Me pikaturi. Futi turinjtëkovë. I vuri viçit shportëz në turi. U vuri qeve shportëza në turinj.
2. Pjesë e zgjatur poshtë ose përpara e kokësdisa kafshëve, noçkë, feçkë. Turiri i derrit (i elefantit). Të gjithë derrat një turi kanë. (fj. u.) gjithëkëqijtë njësoj janë.
3. keq., shar. Fytyrë e njeriut; surrat. Zgjati turinjtë. E goditi turinjve. Ia përplasi derënturi. E ka turirin si të miut. S’ia sheh dot turirin. U edhe turiri i tij të shajë! I është bërë turiri si hoshaf është fishkur (rrudhur). Duket nga turiri merret vesh, duket, kuptohetështë njeri i keq. I ka mbetur turiri sa një dylekëshe është dobësuar shumë.
4. Pjesa e përparme dhe zakonisht e dalë e automobilit, e traktorit, e lokomotivës etj. Turiri i kamionit (i veturës). Ekskavator me turi çeliku.
5. Përdhec i parmendës, pllaz.
Ra mbi turinj (dikush) e pësoi keq, mori atë që meritonte; theu turinjtë. Fut turinjtë (dikush) keq. shih fut hundët (hundën) (dikush) keq. Me *hundë e me turinj keq. Nuk ka turi (dikush) mospërf. shih nuk ka hundë (dikush) mospërf. E ka turirin dy *tulla e një plithar (dikush) përçm. Nuk m’i ktheu turinjtë (dikush) keq. nuk kishte guxim për t’u ballafaquar me mua, ishte fajtor. Mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) turinjtë (dikush) shih mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) buzët (dikush). Ia përplasituri (dikujt) mospërf. shih ia përplasifytyrë (dikujt) mospërf. Ia përsheshi turinjtë (*hundët) (dikujt) përb. Shikoji turinë dhe vëri kusinë (dikujt) përçm. është shpirtkeq, siç ka fytyrën ka dhe shpirtin; jepi atë që i takon. Me turinj varur shih me hundë varur (të varura). Theu turinjtë (dikush). 1. shih theu hundët (dikush). 2. Pësoi dështimplotë, e pësoi keq, u dëmtua rëndëvend që të kishte ndonjë përfitim. I theu turinjtë (dikujt) përçm. 1. E rrahu mirë dikë, e shqepi, e zhdëpi; ia përsheshi turinjtë përb.; i theu dhëmbët; i theu hundët; i përsheshi hundët përb. 2. E kundërshtoi me forcë e me të egër një mendjemadh dhe e detyroiheshtë, të tërhiqet a të pranojë diçka, e detyroi me zor të ulë kokën i mundur, i shtruar e i bindur; i theu dhëmbët; i theu hundët. I vari (i lëshoi) turinjtë (një pëllëmbë) (dikush) shih i vari (i lëshoi) hundët (një pëllëmbë) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.