Fjalori

Rezultate në përkufizime për “horr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HALABAK

HALABÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised., përçm. Ai që ka sjellje halabake, pa dinjitet, që e merr jetën lehtë e që sillet pa edukatë; rrugaç. Shoqërohet me ca halabakë.
2. fig. Kukull a dordolecvendosetarë për të trembur shpendët dëmtuese.
Sin.: rrugaç, horr, vagabond, zuzar, endacak, dordolec.

HORR

HÓRR,~I m. sh. ~A, ~AT bised., mospërf. Ai që ka vesekëqija dhe sillet shumë keq, pi ose luan kumar; njeri pa cipë e pa nder; rrugaç. Horr i horrave horr shumë i keq. Ishte horr i madh. Mos i beso atij horri!
Sin.: rrugaç, kopuk, rezil, maskara, xhagajdur.

HORRAS

HÓRRAS ndajf., bised. Pa cipë e pa nder, si horr; poshtërsisht. I bëri punët horras. Sillej horras.

HORRLLËK

HÓRRLLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised.qenët horr; qëndrim, veprim a sjellje prej horri. Bënte horrllëqe. I dolën horrllëqet. Ia nxori horrllëkun.
Sin.: paturpësi, pafytyrsi, maskarallëk.

HORROHEM

HORR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem horr përparatjerëve, sillem a veproj si horr.
2. pës. e HORRÓJ.

HORROJ

HORR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E shaj rëndë dikë; e bëj horr dikë. Ia horroi djalin.

KOPUK

KOPÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised., shar. Horr; vagabond.
2. fig. Njeri i pasjellshëm dhe imoral.
3. si mb., bised., shar. I pandershëm dhe imoral; vagabond. Largohu, ore kopuk!
Sin.: horr, rrugaç, vagabond.

LAPURAK

LAPURÁK,~UIII m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Horr, kopuk.

LASTROK

LASTRÓK,~E mb. 1.rri gjithnjë i fëlliqur, që nuk mbahet pastër, i papastër, i fëlliqur, i ndyrë.
2. fig. Që ka qëndrim moralkeq; horr.
Sin.: i papastër, i fëlliqur, i ndyrë, horr, zuzar, rrugaç, i përdalë.

MARROJ

MARR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E turpëroj dikë, e bëj me marre, e korit. E marroi dhe e bëri horr e shau e s’i la gjë pa thënë.

NEMRUT

NEMRÚT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Horr, mashtrues.

PIZEVENG
PUSHT

PUSHT,~I m. sh. ~A, ~AT përb., shar. 1. Ai që shkon shumë pas femrave, gruar, kurvar. Pusht i ndyrë!
2. Maskara, faqezi.
3. si mb. m. Sipas kuptimeveemrit.
Sin.: gruar, kurvar, zuzar, horr, maskara, faqezi, edepsëz.

PËRNDEZUR

PËRNDÉZUR (i, e) mb. 1. I ndezur.
2. fig. I hovshëm i gjallëruar.
3. I përskuqur. Me faqe (me mollëza, me buzë) të përndezura.
4. I eksituar. Horr i përndezur!

TELAK

TELÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. 1. Ai që i tregon dhëndrit sesi duhetsillet me nusen natën e martesës.
2. Horr, kopuk.

TEMZI
XHAGAJDUR
ZABËRHAN
ZAR

ZAR,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Zagar; qen gjahu, langua.
2. keq. Horr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.